Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QFM-të në Magurë e Dobrajë përfitojnë donacion me kondicionerë nga shoqata “Swiss Barakah”

Lajme 23/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
QMF
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale së kësaj komune, Shkelzen Hajdini kanë pranuar nga shoqata “Swiss Barakah”, një donacion me kondicionerë për Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton Ekonomia Online.

Hajdini ka thënë se ky donacion ka qenë mjaftë i nevojshëm për këto dy fshatra, sepse sipas tij ndikon në shëndetin e pacientëve dhe në lehtësimin e punës së ekipit mjekësor.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm në komunitetin në fshatit Dobrajë dhe Magure. Pacientët e këtyre fshatrave por jo vetëm, po flasim për gjashtë klima në Magure kurse tri në Dobrajë të Madhe. Ky donacion është shumë i rëndësishëm për shëndetin publik në shëndetin e pacientit në përmirësimin e kushteve për marrjen e shërbimeve të pacientëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për personelin shëndetësor që punojnë në këto dy qendra të mjekësisë familjare. Në shikim të parë duket projekt i vogël por me ndikim të madh sepse është e rëndësishme që të ofrohen kushtet optimale për ofrimin e shërbimit shëndetësorë, në theks të veçantë për personat e moshës së shtyrë sepse duhet të ketë kushte të mira për pacientë”, ka thënë ai.

Ndërsa përfaqësuesi i fondit “Begatia” në kuadër të shoqatës “Swiss Barakah”, Ardian Mehmetaj, ka thënë se në këtë vapë të mashe këto kondicionerë kanë qenë mjaft të nevojshme për pacientët dhe mjekët.

“Sot kemi sjellë një donacion mjaftë të rëndësishëm për pacientët në këto dy qendra. Këta kondicionerë janë shumë të rëndësishëm sepse ndihmon pacientët ne këtë qendër të mjekohen por njëkohësisht ndihmon edhe në lehtësimin e punës së mjekëve. Mendoj që është një donacion i mirë kemi qenë në bashkëpunim me komunën por edhe me qendrën këtu për të pare se sa është i vlefshëm ky donacion. Besoj që kjo qendër ka nevojë për klima sepse po përballemi me vapa por kjo mund të përdorët edhe për dimër, ku dhe kursehet energjia elektrike më shume”, ka thënë Mehmetaj.

 

Artikulli paraprakJava e 25 e shtatzënisë suaj
Artikulli i rradhës AUV gjen dhe refuzon për import një ngarkesë prej 26 ton mish të shkrirë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.