Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qindra euro kompensime për punëtorët e administratës së SHSKUK-së

Lajme 31/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punëtorët e administratës së SHSKUK-së kanë marr qindra euro kompensime bashkë me rrogat e muajit dhjetor.

Në një dokument të siguruar nga Indeksonline po del se punëtorët e administratës në këtë qendër marrin paga të majme nga buxheti i shtetit. Në listën e pagave të muajit Dhjetor 2018 punëtorët e administratës marrin rroga prej afër 1000 euro në muaj. Në këtë dokument figurojnë edhe shtesa apo kompenzime deri 1000 euro në muaj.

Në listën e punëtorëve të administratës figurojnë edhe shtesa si kujdestari ndërkohë që administrata orarin e ka fiks dhe kujdestari bëjnë mjekët e infermierët, por jo edhe punëtorët e administratës.

Në listat e siguruara nga Indeksonline, zyrtari me pozitën H-Executive ka marrë kompenzim në vlerë prej 988 euro e që rroga mujore bruto i ka dalë në shumën prej 1647 euro në muaj.

Për pozitën H-Officer head zyrtari i administratës së SHSKUK-së ka marrë kompenzim 754 euro e ku rroga bruto i ka dalë 1526 euro. Në këto lista figurojnë edhe pagesat e auditorëve të brendshëm, ku pagesat e tyre shkojnë mbi 1000 euro. Më poshtë është lista e disa prej këtyre pagesave:

Indeksonline ka shkuar në administratën e qendrës spitalore për të kërkuar sqarime rreth këtyre pagesave. Zyrtarët e administratës thonë se të gjitha këto pagesa janë në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi ndërsa për pagesat ku shkruan “Kompenzim” ata thonë se ka pasur punëtor të rinj që kanë filluar punën dhe për dy muaj nuk kanë mundur të futen në listën e pagave dhe për këtë arsye u ka dalë rrogat në mënyrë retroaktive. Zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu i pyetur rreth këtyre pagesa në SHSKUK është përgjigjur me shkrim.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK, ju njofton se të gjitha pagesat e stafit të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, bëhen konform legjislacionit në fuqi. Poashtu, koficientët e pagave janë të rregulluar në nivel të Ministrisë së Administratës Publike. Sipas legjislacionit në fuqi, secili i punësuar paguhet për orët shtesë, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf tjetër mbështetës teknik administrativ. Në rastet kur punëtorët kanë punuar jashtë orarit të punës, me kërkesë të institucionit, atëherë institucioni obligohet të paguaj orët shtesë. Në listat e pagave të muajit dhjetor, disa të punësuar kanë marrë dy paga, nëntor- dhjetor, për shkak se kanë qenë punëtorë të ri dhe nuk kanë hyrë në listë pagave dhe nuk kanë marrë pagat e nëntorit edhe pse kanë punuar. Gjithçka ka qenë ligjore dhe arsyetuar edhe në thesarë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

 

Artikulli paraprakNjë fëmijë po vjen për këngëtaren e bukur shqiptare
Artikulli i rradhës Incesti me djalin e dajës, ja çfarë ka deklaruar nëna 14-vjeçare në Gjilan

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.