Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan

Lajme 01/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
afganistani
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tërmet i fortë ka goditur Afganistanin. Njoftohet për qindra të vdekur e mijëra të lënduar. Terreni i vështirë kufizon transportimin e të lënduarve.

Deri më tani më shumë se 620 persona kanë humbur jetën në Afganistan pas tërmetit 6.0 ballë që tronditi një rajon kufitar me Pakistanin,  zonë e vështirë për hyrjen e forcave të shpëtimit. Të dhënat vijnë nga Ministria e Brendshme e vendit. Epiqendra e tërmetit shtrihej në zonën e qytetit Xhalalabad në provincën Nangarhar.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. Qindra të lënduar janë dërguar në spitale, sipas Najibullah Hanif, zëdhënës i provincës.

Sipas radios afgane, RTA ka më shumë se 1000 të lënduar. Pritet rritje e numrit të viktimave, sepse ende mendohet se shumë njerëz janë nën rrënoja.

Xhalalabadi është një zonë e rëndësishme kufitare me Pakistanin dhe një qytet i njohur për tregtinë, me një popullsi prej afërsisht 300.000 banorësh. Por shumë më tepër njerëz jetojnë në zonat përreth.

Shumica e ndërtesave janë të ulëta, kryesisht të ndërtuara me beton dhe tulla, shtëpitë e ngritura me tulla balte dhe dru ndodhen në periferi. /DW

Artikulli paraprakQKUK realizon operacion të avancuar në arterien karotide pa anestezion të përgjithshëm
Artikulli i rradhës Danimarka përjeton një shpërthim të pazakontë gripi të lidhur me festivalin muzikor

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.