Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF e Drenasit: Në vitin 2023 jemi furnizuar vetëm 40 përqind me barna nga MSh

Lajme 12/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka dhënë detaje të hollësishme rreth furnizimit me barna dhe sfidave të aktualizuara që po ballafaqohet qendra mjekësore, shkruan Gazeta Shneta. 

Bogiqi ka treguar se për vitin 2023 furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë rreth 40% sipas Listës Esenciale.

Në lidhje me mungesat, Bogiqi tha se ato janë relative nga muaji në muaj varesisht nga furnizimi i MSh-së.

“Shumica e barnave esenciale kronike janë prezentë në stokun e Barnatores, me përjashtim të vogël kur hargjohet sasia pasi kemi fluks të madh të pacienteve në këto muajt e fundit”, ka thënë ai.

Drejtori i QKMF shpjegoi se janë të furnizuar me insulinë dhe vaksina në përputhje me kërkesat mujore, andaj është arritur që t’i plotësojnë të gjitha nevojat në vitin 2023.

Gjithashtu, ai theksoi se pjesa tjetër e furnizimit, përfshirë materialin shpenzues mjekësor, është kryesisht e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe kontrata kornizë 3-vjeçare.

“Mungesat që i kemi prej furnizimit të MSH i plotësojmë duke blerë tek Operatori Ekonomik i kontraktuar. Jemi shumë mirë të furnizuar dhe i mbulojmë 95% të kërkesave të pacientëve që kërkojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë.” u shpreh Bogiqi

Bogiqi diskutoi edhe nevojat e tjera të QKMF-së.

Ai shprehu nevojën për një objekt të ri, rekrutimin e stafit shtesë, dhe trajnimin e mjekëve për përdorimin e ultrazërit.

Gjithashtu, ai shprehu kënaqësinë për rritjen e numrit të profesionistëve shëndetësorë në 24 nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2023.

Por në anën tjetër ai tregoi disa sfida aktuale, duke përfshirë vështirësitë në mbajtjen e personelit mjekësor dhe mungesën e interesit për specializimin në mjekësi familjare.

“Si brengë, kemi personelin shëndetësor, ku mjekët nuk janë të interesuar për specializimin në Mjekësi familjare, dhe levizja e tyre është nderprerja e njëanshme e kontratave me institucionin për arsye të lemive të tjera të specializimit.” – theksoi Bogiqi. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakE rëndë: 20-vjeçari në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës së tij, gjendet pa vetëdije
Artikulli i rradhës Përfitimet e vrapimit në të ftohtë tejkalojnë vrapimin në mot të ngrohtë

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.