Fushata për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit po jep rezultate. Në Ferizaj ka kërkesa të shumta nga gratë që duan ta bëjnë mamografinë. Por, problemi është se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare punon vetëm një radiolog.
Sipas mjekëve ka dyshime për rritjen e numrit të personave të prekur nga kanceri i gjirit.
“Kemi numër në rritje të dyshimeve. Mirëpo diagnozën të sakta nuk kemi mundësi që ti japim ne por pas histologjisë mund të dihet. Në Ferizaj besojë se në bazë të përditshmërisë që kemi është në rritje”, tha Nebahate Avdiu, specialiste e Radiologjisë.
Aktualisht në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, punon vetëm një radiolog, ndërkaq kërkesat janë shumë të mëdha.
“Në kuadër të QKMF-së e kemi edhe një mjek i cili e ka marrë specializimin nga ana e radiologjisë dhe që presim që pas përfundimit të specializimit që ti bashkëngjitet ekipit që është tani”, tha Kemajl Emini,drejtor i Shëndetësisë në Ferizaj.
Në kuadër të muajit të vetëdijesimit kundër kancerit të gjiri, në Ferizaj organizohen aktivitete të ndryshme./Rtk/




