Katër automjete të reja janë blerë nga buxheti komunal për nevojat e shërbimeve te QKMF-së në komunën e Podujevës.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF), ku janë pritur nga drejtori Bajram Bajgora dhe personeli i kësaj qendre, gjatë kësaj vizite ata kanë parë nga afër 4 automjetet e blera nga buxheti komunal për nevoja të shërbimeve të QKMF-së, shkruan Gazeta Shneta.
Një autoambulancë emergjente, një automjet për bartje të dializës, një autoambulancë e vogël për nevoja të vizitave të shërbimit paliativ dhe një automjet për nevoja të vaksinimit dhe punëve teknike.
Kryetari Bulliqi tha se, “Blerja e automjeteve po bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, por edhe për të lehtësuar punën e personelit mjekësor”./Gazeta Shneta/





