Komuna e Ferizajt ka hapur tender me vlerë të parashikuar 70 mijë euro për pajisje mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kontrata është e ndarë në Lot I – për pajisje mjekësore, Lot II për pajisje Stomatologjike, Lot III për pajisje Laboratorike dhe Lot IV për pajisje të Emergjencës.
Sipas njoftimi, kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët nga Operatori Ekonomik.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 25 gusht 2022.
Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni më detajisht rreth njoftimit për kontratë. /Gazeta Shneta/