Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF në Mitrovicë: 40% furnizim me barna ecenciale nga MSh, mungesë të terapive

Lajme 09/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bazuar në deklaratën e Fevzi Sylejmanit, drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të dhëna për Gazetën Shneta, situata e furnizimit me medikamente është shqetësuese për komunitetin lokal.  

“Si edhe gjitha QKMF tjera edhe ne nuk jemi të furnizuar me medikamente nga LEB. Raporti i vitit 2023 tregon se mesatarja e furnizimit është realizuar 40%. Kërkesat nuk janë përmbushur si në mënyrë kualitative, po ashtu edhe kuantitative”, tha ai. 

 Në lidhje me mungesën e medikamenteve, ai shprehet se ka mungesë të terapive e medikamenteve që i duhen një QKMF-je. 

“Ka mungesë të terapive ampulare me antibiotik, antireumatik, analgjetik, diuretik, si dhe steroide terapisë medikamentoze orale për sëmundje kronike masovike jo ngjitëse, si diabet, hipertension, SPOK”, shtoi Sylejmani. 

Gjithashtu, Sylejmani ka thënë se disa nga medikamentet me të cilat furnizohemi, si p.sh. për hipertension, nuk përdoren sipas UPK (enalapril). 

Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë konfirmon se sa i përket insulinave dhe vaksinave jemi të furnizuara dhe nuk kemi asnjë problem. 

Situata me materialin shpenzues raportohet të jetë e ngjashme me atë të medikamenteve. 

Në lidhje me infrastrukturën dhe investimet, Sylejmani falënderon kryetarin për përqëndrimin në shëndetësi. 

“Po ashtu, shto edhe infrastruktura është e rinovuar apo është në proces të plotë renovimi”, tha drejtori.  

Për nevojën për staf shtesë dhe procesin e rekrutimit, ai thotë se nuk ka nevojë për staf shtesë. 

“Sa i përket stafit, nuk kemi nevojë për staf shtesë meqenëse numri i personelit aktual është në vijë të plotë me numrin e personelit të lejuar nga Ministria. Procedurat e rekrutimit gjatë viteve 2022/2023 janë zhvilluar për 69 punëtorë të profileve të ndryshme, ndërsa tani jemi në procedura edhe për 21 punëtorë të rinj”, u shpreh Sylejmani. 

Në fund, drejtori thekson se të gjitha mungesat në furnizim me medikamente dhe material shpenzues jemi duke i kompensuar nga buxheti komunal. 

“Duhet të theksohet se të gjitha mungesat në furnizim me medikamente dhe material shpenzues po i kompensojmë nga buxheti komunal në vlerë rreth 300.000 euro”, tha në fund drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani./GazetaShneta/

Artikulli paraprakFëmija humb të folurin nga abuzimi, nis hetimi për kujdestaren në çerdhe
Artikulli i rradhës QKUK: Mbi 2 milionë parametra të analizave laboratorike

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.