Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Podujevës ka hapur konkurs për një doktor të stomatologjisë dhe dy infermierë.
Sipas njoftimit kontrata është e përhershme me koeficientë 7,2.
Kandidatët për pozitën e stomatologjisë duhet të jenë të diplomuar në këtë drejtim ndërsa infermierët mund të pranohen edhe nëse janë me shkollë të mesme apo fakultet të infermierisë.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 11.08.2022 deri me datën 25.08.2022.
Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni për detajet e konkursit. /Gazeta Shneta/