Në QKUK janë realizuar gjithsej 1 mijë e 548 intervenime gjatë vitit 2025 në Ambulancën Specialistike.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për ndërhyrje të vogla dhe të mesme kirurgjikale, të cilat kryhen pa pasur nevojë për shtrimin e pacientëve në spital, transmeton Gazeta Shneta.
Këto procedura përfshijnë kryesisht heqjen e ndryshimeve në lëkurë si nishanet, kistet dhe yndyrnat nënlëkurore, si dhe trajtimin e plagëve dhe ndërhyrje të tjera të ngjashme.
Ndërhyrjet realizohen me anestezion lokal dhe kryhen edhe për nevoja të klinikave të tjera, përfshirë neurokirurgjinë, kirurgjinë torakale, abdominale dhe vaskulare./Gazeta Shneta/




