Pas raportimit të Gazetës Shneta, QKUK ka anuluar konkursin e sektorit teknik.
“Anulohet në tërësi Konkurs Publik nr. 8288 datë 10.11.2020 për 29 pozita me kontratë pune me kohë të caktuar në Sektorin e Shërbimeve Teknike të QKUK-së dhe të gjitha procedurat e dala nga ky konkurs”, thuhet në vendimin e drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë vendim, anulimi i konkursit arsyetohet se QKUK ka nevojë për staf të rregullt me kontratë të pacaktuar për shkak të pandemisë.
Gazeta ka raportuar për këtë konkurs javën e kaluar ku QKUK hapi 29 vende të lira pune për zjarrfikës, punëtorë krahu, gardarobier, etj. Për këto pozita janë hapur konkurset me koeficient mbi 4.8.
Kjo shkaktoi reagime për shkak se QKUK gjatë pandemisë vazhdimisht ka pasur mungesa të stafit mjekësor, e sidomos infermierë të cilët paguhen poashtu me koeficient 4.8. /Gazeta Shneta/