Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK: Do t’i lejojmë kandidatët t’i shohin testet e tyre sipas ligjit

Lajme 21/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës i është përgjigjur Gazetës Shneta në pretendimet e disa kandidatëve në konkursin për specialistë, se nuk po lejohen t’i shikojnë testet e tyre.

Nga QKUK kanë deklaruar se kandidatët që kanë parashtruar kërkesa do të lejohen t’i shikojnë testet.

“Në lidhje me kërkesat e paraqitura për qasje në dokumente publike respektivisht testimin me shkrim nga disa kandidatë specialistë pjesëmarrës në konkursin për punësimin e specialistëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se jemi në dijeni të shqetësimeve të ngritura lidhur me qasjen në testet pas publikimit të rezultateve. Kandidatët që kanë parashtruar kërkesa janë nga fusha të ndryshme mjekësore, përfshirë oftalmologjinë, radiologjinë dhe lëmi të tjera”, kanë deklaruar nga QKUK.

Nga ky institucion thonë se janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe do të përgjigjen brenda afateve ligjore.

“Theksojmë se të gjitha kërkesat  e pranuara do të trajtohen me seriozitet të plotë, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi dhe brenda afateve ligjore të përcaktuara. Gjatë shqyrtimit të këtyre kërkesave do të merret parasysh edhe sqarimi dhe udhëzimi i dhënë nga Zyrtari i Lartë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të respektimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar njëkohësisht transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët. Për çdo zhvillim të mëtejmë, palët do të njoftohen me kohë dhe brenda afateve ligjore, sipas procedurave zyrtare”, kanë deklaruar nga QKUK.

Njëri nga kandidatët me kod 779, i ka thënë Gazetës Shneta se ka bërë kërkesë më datë 19 janar për të rishikuar testin, por kjo nuk i është lejuar ende nga administrata e QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShpallen rezultatet e Testit Psikologjik dhe Kontrollimit Mjekësor për rekrutimin e Zyrtarëve Policorë
Artikulli i rradhës Roli i gjumit në forcimin e kujtesës dhe funksionimin e trurit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.