Policia e Kosovës është duke e hetuar tenderin e hemodializës, të cilin QKUK ia dha operatorit më të shtrenjtë.
Njësitet e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar tenderin e hemodializës për furnizim me shtretër dhe aparata të dializës, i cili kap vlerën prej 843,750 Euro. Kontrata i është dhënë kompanisë “Medi Health”, shkruan Gazeta Shneta.
Arsyeja për hetimet e këtij tenderi është se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Qendra Klinike Universitare, e ka shpërblyer operatorin më të shtrenjtë.
Në këtë tender kanë ofertuar edhe operator me çmime qindra mijëra euro më lirë. Ofertën më të lirë e ka pasur kompania “Medicom” me 584,505 Euro, ndërsa “Argo Med” me 684,774 Euro.
Hetimet për këtë tender i ka konfirmuar edhe ud.shefi i Prokurimit në QKUK Zenel Kuqi.
“Me kete aktivitet te prokurimit jane ka merren edhe organet e hetuesisë keshtu qe nuk e shoh të arsyeshme të jap më shumë komente në këtë fazë”, ka deklaruar Kuqi në një përgjigje për Gazetën Shneta.
Sipas tij procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurimin Publik.
“Para hapjes se ofertave kemi pranuar ankesë dhe e njejta eshte trajtuar nga Organi Shqyrtues I Prokurimit. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka konfirmuar se procedura eshte ne perputhje me Ligjin per Prokurimin Publik dhe Aktet nenligjore te tij dhe ka vendosur në favor të Autoritetit Kontraktues. Ne baze te Kritereve për dhenie Kontrata I eshte dhene OE të përgjegjshëm me çmimin me të Lirë”, ka thënë Kuqi. /Gazeta Shneta/




