Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për gjashtë pozita, një drejtor dhe pesë shefa të sektorëve të ndryshëm.
Në QKUK është hapur konkursi për drejtor të Shërbimeve të Përbashkëta Teknike Administrative. Kjo pozitë është mbajtur më ushtrues detyre që disa vite, të cilën e ka ushtruar Havushe Rexhepi, shkruan Gazeta Shneta.
Për këtë pozitë është kërkuar që kandidatët të kenë gjashtë vjet përvojë pune në këtë fushë, ndërsa tri prej tyre në pozitë menaxheriale.
Në QKUK poashtu janë hapur edhe pesë pozita të lira të shefave të sektorëve të ndryshëm.
Shef i Sektorit për furnizim me barna dhe material hargjues medicinal në QKUK, i cili do të mbikëqyr punën e Barnatores Qendrore;
Shef i sektorit të pronës në QKUK dhe Shef i Sektorit të Prokurimit;
Shef i Sektorit të ushqimit dhe shërbimit të tij në QKUK; Dhe shef i Sektorit të mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore.
Konkursin e plotë mund ta gjeni duke Klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/




