Përderisa pacientët në spitalet e Kosovës përballen me mungesë të barnave esenciale, Ministria e Shëndetësisë po blenë telefona të shtrenjtë për stafin e vet.
Kjo ministri përveç se ka dekoruar muret me piktura të shtrenjta, ajo së fundmi ka publikuar thirrjen për kontratë për blerjen e telefonave të mençur, raporton Kallxo.com
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), Ministria e Shëndetësisë ka publikuar thirrjen për kontratë, për furnizim me telefona të mençur mobil.
Sipas njoftimit për kontratë, kjo ministri planifikon të blejë 2 telefona dhe për blerjen e tyre ka planifikuar të shpenzoj deri në 1 mijë euro.
Sipas përllogaritjes, Ministria e Shëndetësisë ja ka dhënë hakun 500 euro një telefoni të mençur që dëshiron të ketë në pronësi të vet. /Gazeta Shneta/