Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK: Kryhet intervenimi i rëndë në zemër, jeta u shpëtohet edhe 5 pacientëve me vdekje klinike

Lajme 11/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në QKUK kryhet një inrvenim i rëndë i valvulës bikuspidale në zemës.

Pas reanimit nga ekipa reanimatore e Qendër Emergjente, 5 pacientë ( që ishin në vdekje klinike) menjëherë u është bërë angiografia- stentimi, apo intervenimi kardiokirurgjik.

Pas reanimimit dhe intervenimit në sallë të kateterizimit, pacientëve u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të Mjekimit Intenziv Qendror, Njësi Koronare, apo Kardiokirurgji dhe tashmë nga gjendja e vdekje klinike gëzojnë shëndet të mirë.

Pesë pacientët janë lëshuar në mjekim ambulantor në gjendje të mirë shëndetësore. E gjithë kjo punë është realizuar falë bashkëpunimit ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në QKUK.

QKUK ka disa muaj që është në funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme.

Operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë, një intervenim i tillë është kryer edhe tek pacienti i moshës 56 vjeçare i diagnostikuar si valvulë bikuspidale (ves i lindur) dhe me insuficiencë të avansuar të kësaj valvule, zgjerim i aortes ascendente mbi 6 cm, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të sheqerit dhe të veshkëve. Pacientit ju krye operacioni kompleks në zemër me sukseses të plotë.

Operacioni i realizuar kishte si sukses zëvendësimin e valvules aortale, ndërrimin e aortes ascendente, reimplantimin e arterieve koronare (Bentall Operation). Gjithashtu pacientit ju realizu heqja e pllakës aterosklerotike nga arteria koronare (LAD coronary endartherectomy) dhe realizimi i tre bypass aorto-koronar.

Operacioni u realizua nga Ass. dr.Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe nga Prof.dr.Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular. Ekipi u mbështetë nga një staf me mbi 15 profesionisët shëndetësor (specializant, perfuzionist, instrumentare, teknik anestezioni).

Pas ndërhyrjes kardiokirurgjike, pacienti lirohet në shtëpi në ditën e gjashtë post-operatore me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale.

Kardiokirurgjia vazhdon të jetë e hapur 24/7 për të të gjitha patologjitë elektive dhe urgjente të zemër që kanë nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike./GazetaShneta

Image may contain: one or more people

Artikulli paraprakSi do të ndryshojë jeta juaj pasi të bëheni me fëmijë
Artikulli i rradhës Mbi 70 persona helmohen në një restorant në Gjilan

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.