Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratave për dy projekte në vlerë mbi 34 mijë Euro.
Kontratat përfshijnë hartimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik për nevojat e QKUK-së, si dhe projektin për depon qendrore të barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve teknike.
Lot 1, që do të nënshkruaj kontratën për Hartimin e Projekt-rrjetit të Kanalizimit, është kompania “Florije Jahaj” me një vlerë prej 13,389.00 EUR, gjithashtu duke fituar tenderin me çmimin më të ulët.
Ndëra Lot 2 për Hartimin e Projektit për Depon Qendrore të Barnatoreve është shpërblyer kompania “ALB – Architect SH.P.K.” me një vlerë prej 21,000.00 EUR /GazetaShneta/




