Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka qenë sot në kaos total nga veturat.
Vetura të shumta dhe mosfunksionimi i laurave kanë shkaktuar kaos sot në rrugë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se kjo gjendje ka ndodhur pasi i ka skaduar kontrata kompanisë që i mirëmban laurat në hyrje/daljet e QKUK-së.
Kjo kompani javë më parë u akuzua nga kryeministri Albin Kurti për mos efikasitet në rastin e djegies së veturave të drejtorit të auditorit të brendshëm Musa Vitisë.
Kompania më vonë pati reaguar duke deklaruar se nuk e ka për detyrë sigurinë dhe mbikëqyrjen e veturave të parkuara brenda QKUK-së. / Gazeta Shneta/





