Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses operimi për largimin e kataraktit edhe në syrin e dytë të qytetarit Anton Cena.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Cena përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka theksuar se kjo ndërhyrje i ka dhënë fund një shqetësimi të gjatë shëndetësor dhe i ka rikthyer qetësinë.
Ai ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor të QKUK-së, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e treguar gjatë gjithë procesit të trajtimit.
Në falënderimin e tij, Cena ka përmendur në veçanti doktorin Florim Zejnullahu, si dhe doktorët Afrim Vuciterrna, Krenar Berisha, Roni Daci, duke i konsideruar ata shembull të shërbimit shëndetësor cilësor në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, në QKUK, me sukses u krye operimi për largimin e perdes (kataraktit) edhe në syrin e dytë. Me këtë ndërhyrje, u çlirua një brengë e madhe që e kisha në zemër prej një kohe shumë të gjatë.
Me mirënjohje të thellë falënderoj doktorin Florim Zejnullahu, si me i forti ne Kosovë , mikun tim të dashur Roni Daci, doktorin Afrim Vuciterrna, doktorin Krenar Berisha dhe gjithë stafin mjekësor të jashtëzakonshëm, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm ma kthyen qetësinë dhe shpresën.
Faleminderit nga zemra – jeni vërtet për çdo lavdatë.
Kampioni




