Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të shpenzoj afër 1.3 milion Euro në punimet e kanalizimit fekal dhe atmosferik.
Për këtë tender QKUK e ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomik “Limora SHPK dhe “NNP Ndertimi”.
Kontrata do t’i kushtojë QKUK-së 1 milion e 271,894 Euro.
Për këtë kontratë pati folur edhe vet ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia duke thënë se po përfundojnë problemet me kanalizim dhe përmbytje të klinikave nga ujërat e zeza dhe atmosferike. /Gazeta Shneta/




