Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj kanë arritur karriget e dizajnuara për fëmijët që marrin infuzion dhe injeksione.
Ky donacion erdhi nga përfituesit e projektit inovator të UNICEF-it, Valerina Maloku dhe Erleta Salihu.
Problemet që kishin fëmijët derisa merrnin këto lloje të shërbimeve bënë që ky donacion të premtohej në fillim të muajit prill, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa, ideja ishte nga nxënëset ferizajase që fëmijët gjatë marrjes së terapive mund të luajnë edhe me lodra.
Për më shumë, lexoni postimin e plotë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj: Në QMF 1 të hënen, më 30 prill, arritën karriget e dizajnuara për fëmijët që marrin infuzion dhe injeksione, donacion nga përfitueset e projektit inovator të UNICEF – it, Valerina Maloku dhe Erleta Salihu. Këto karrige iu premtuan QKMF -së në fillim të muajit prill, në vizitën e përfaqësueseve të UNICEF Inovations Lab – Kosovo, të cilat e prezantuan Laboratorin, si njësi të UNICEF-it që ndan grante në përkrahje të projekteve inovatore të të rinjve. Dy nxënëset ferizajase Valerina Maloku dhe Erleta Salihu kanë identifikuar problemet që u shfaqen fëmijëve kur kanë nevojë për të marrë infuzion apo injeksione dhe për ta bërë më të lehtë këtë veprim, kanë dhënë idenë e këtyre karrigeve atraktive, ku fëmijët gjatë marrjes së terapisë mund të luajnë me lodra. Projekti i tyre u financua nga UNICEF Inovations Lab – Kosovo dhe u vlerësua lart nga menaxhmenti i QKMF – së dhe personeli i QMF 1./Gazeta Shneta/