Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) të rinovuar në Bardhosh, e cila do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.
Rama në një postim në Facebook, ka shkruar se mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marrin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë qendër.
Rama këtë vizitë e ka bërë me drejtorin e Shëndetësisë Dr. Izet Sadiku.
Qendra e Mjekësisë Familjare në Bardhosh punon 12 orë në ditë.
“Aktualisht jemi duke i rinovuar 10 QMF, në mënyrë që stafit të Qendrave të Mjekësisë Familjare të ju ofrojmë kushte më të mira të punës e pacientëve ambiente më të rehatshme”, ka shkruar Rama.

Komunikata e plotë:
👩⚕️ 👨⚕️Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera.
🏨🔬Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku vizituam Qendrën e Mjekësisë Familjare të rinovuar në Bardhosh, e cila tani do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.
Lajmi tjetër i mirë është se QMF në Bardhosh punon 12 orë në ditë.
Investimet e tilla ndikojnë sado pak që edhe trafiku në kryeqytet të shkarkohet e punëtorët shëndetësorë të QMF-ve në Prishtinë mos të stërngarkohen me numrin e madh të pacientëve.
Aktualisht jemi duke i rinovuar 10 QMF, në mënyrë që stafit të Qendrave të Mjekësisë Familjare të ju ofrojmë kushte më të mira të punës e pacientëve ambiente më të rehatshme.




