Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Velania të Prishtinës ka zgjeruar orarin e punës dhe tashmë do të funksionojë me dy ndërrime, duke ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët nga ora 07:00 deri në 19:00, transmeton Gazeta Shneta.
Ky vendim vjen pas kërkesave të shumta nga banorët e kësaj zone, të cilët prej kohësh kanë theksuar nevojën për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet bazë shëndetësore.
“Qëllimi ynë është të jemi më afër qytetarëve dhe t’ju ofrojmë kujdesin mjekësor që meritojnë, në kohë dhe me përkushtim”, thuhet në njoftimin e Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.
Ky hap pritet të lehtësojë qasjen në kujdesin shëndetësor dhe të zvogëlojë ngarkesën në institucionet tjera mjekësore të kryeqytetit.
Postimj i plotë:
📣 Lajm i mirë për banorët e lagjes Velani!
🏥Qendra e Mjekësisë Familjare në Velani pasi shumë kërkesave të qytetarëve tëkësaj pjese të kryeqytetit, tashmë do të punojë me dy ndërrime, duke ofruar shërbime shëndetësore 12 orë në ditë!
✅ Qëllimi ynë është të jemi më afër jush dhe t’ju ofrojmë kujdesin mjekësor që meritoni, në kohë dhe me përkushtim.
👩⚕️👨⚕️ Stafi ynë është i gatshëm t’ju shërbejë me profesionalizëm dhe kujdes.




