Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarët dhurojnë mbi 12 mijë euro për vajzën nga Skenderaj, Big Mama siguron udhëtimin në Turqi

Lajme 17/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre.

Këtë e ka konfirmuar babai i vajzës, Sami Lahi, i cili në një video live me përfaqësuesen e shoqatës “Globus”, Luljeta Shosholli-Habibi, ka treguar se gjatë gjithë ditës së sotme ka mbledhur paratë e dërguara, shkruan Gazeta Shneta.

Lahi ka thënë se vazhdimisht janë duke i dërguar para dhe ende nuk ka arritur t’i mbledh të gjitha dhe ta tregoj shumën e saktë.

Poashtu këngëtarja Besiana Kasami (Big Mama) ka financuar një udhëtim dhe kontroll në një klinikë në Turqi. Kjo është konfirmuar nga vet prindi Samiu, i cili ka bërë të ditur se nesër do t’i tërheq pasaportat dhe pritet të udhëtojnë në Turqi. Lahi ka deklaruar se edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë premtuar përkrahje për financim për shërimin e vajzës.

Pas udhëtimit në Turqi ku pritet të bëhet diagnostikimi i patologjisë së vajzës, pritet të bëhet e ditur edhe shuma e saktë e kostos për trajtimin e saj. Derisa të dihet kjo Shosholli-Habibi dhe Lahi kanë bërë thirrje që qytetarët të ndalojnë së dërguari para.

Ndryshe Gazeta sot ka folur me Sami Lahin për të mësuar më shumë rreth gjendjes së vajzës. Ai ka treguar se vogëlushja ka lindur me këtë patologji, ndërsa tani është i shqetësuar me një ënjtje afër zemrës e cila siç ka treguar ai po i zgjerohet çdo ditë e më shumë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak7 arsye përse një femër duhet të lindë fëmijën e parë përpara të 30-ave
Artikulli i rradhës Këta janë 12 treguesit se martesa juaj është në rrugë të mirë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.