Me ardhjen e stinës së verës, kryeqyteti po përballet me probleme të mëdha, pasi është rritur ndjeshëm numri i insekteve në të gjitha lagjet e Prishtinës.
Derisa, qytetarët kanë thënë se këtë vit kanë më shumë mushkonja se zakonisht, e të cilat po shkaktojnë probleme, e target kryesor shihen të jenë fëmijët.
Por edhe ata që kanë dëshirë të qëndrojnë në ambiente të gjelbërta, si në parqe, po përballen me këtë problem, por edhe për banorët që jetojnë qoftë në shtëpi apo banesa, siç raporton RTK.
Qytetarët e kryeqytetit kanë një kërkesë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet.
Derisa zyrtarët komunalë kanë thënë se dezinsektimi po zhvillohet në tri faza, sipas tyre, dy faza kanë përfunduar tashmë, dhe faza e tretë po pritet të fillojë.
Në fund këta zyrtarë fajësojnë reshjet e shumta të shiut për shtimin e numrit të insekteve.