Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarët mbështesin vazhdimin e mandatit të Vjosa Osmani: Nuk ka kush e zëvendëson

Lajme 25/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit është 4 marsi.

Teksa partitë politike ende nuk kanë bërë të qartë nëse i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, qytetarët shprehen kryesisht në mbështetje të vazhdimit të mandatit të Osmanit, duke vlerësuar punën e saj në krye të shtetit.

Qytetari Halil Doda për Ekonomia Online tha se Osmani e ka dëshmuar veten gjatë mandatit të saj dhe se nuk sheh ndonjë alternativë më të mirë për këtë post.

“Vjosa Osmani e ka kry universitetin e Harvardit, universiteti i cili përgatit vetëm kuadra politike. Ajo që pesë vjet ka treguar që është e aftë, është me Amerikën, është me Perëndimin, edhe hiç veç kanë me u lodhë se asnjë nuk kanë me mujt me zëvendësu Vjosën. Vjosa e ka të siguruar edhe një mandat pesë vjeçar”, u shpreh ai.

Ndërsa Besim Ademi thotë se Osmani duhet të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe se sipas tij, ajo është figura më e përshtatshme për të udhëhequr vendin.

“Atë duhet ta votojë populli se është e aftë edhe nuk kemi në Kosovë më të aftë se e bekumja Vjosa Osmani”, tha ai.Ademi u shpreh se nuk ka kandidatë tjetër më të denjë se Osmani.

“Mendoj që duhet me pas se s’kemi ne tjetër kuadër më të mirë se ajo. Edhe e meriton me pas atë post. E bekume është. Është e aftë që s’kemi kuadra më të aftë se ajo. Edhe të fala i bën”, theksoi ai.

Edhe Agim Avdiu për Ekonomia Online tha se Osmani duhet të jetë sërish në krye të shtetit, duke vlerësuar punën e saj gjatë këtij mandati.

“Patjetër duhet me u bë presidente, me vazhdu mandatin, nuk ka kush e zëvendëson për momentin”, tha ai.Se a do t’i ketë votat Osmani, ai tha se ende është e paqartë.

“E këtë nuk e di. Kjo pikëpyetje. Për momentin veç Vjosës kërkush nuk e meriton më shumë. Ka punu mirë edhe punon mirë edhe është presidente e mrekullueshme”, theksoi tutje Avdiu.

Ndërkaq, nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afatit që është deri më 4 mars, vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Artikulli paraprakMot i vranët dhe intervale me diell
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm në Pejë: 18 operacione dhe mbi 400 vizita specialistike brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.