Qytetarë të shumtë janë parë në orët e mëngjesit duke pritur për të kryer testin PCR për Covid.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vendosur një tendë në parking për të shmangur grumbullimin e njerëzve që presin për të kryer testin PCR për Sars-Cov-2.
Edhe sot në mëngjes qytetarë të shumtë i janë drejtuar IKSHPK-së për t’ua marr mostrat për test. Një qytetare ka dërguar disa fotografi në adresë të Gazetës Shneta ku shihen dhjetëra persona duke pritur në radhë.
Shifrat e të infektuarve në Kosovë javët e fundit janë rritur mjaft. Vetëm dje është shënuar rekordi më i madh që nga fillimi i pandemisë me 936 raste të reja pozitive dhe 13 viktima.
Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. /Gazeta Shneta/