Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetari ankohet për “maltretim e blerje barnash”, reagon shefi i repartit në Maksillofaciale

Lajme 16/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetari Muhamed Flugaj ka bërë një status në facebook ku është ankuar për “maltretim” nga ana e stafit mjekësor për operimin e gjyshes së tij në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale. Ai deklaron se personeli mjekësor e kanë kthyer 4 herë pacienten me arsyetimet se “ka raste më urgjente” ose “nuk po bën ndonjë aparaturë”.

Flugaj shprehet hapur se ka gjetur një person të njohur në këtë klinikë dhe pacientja është futur në operacion, por tani ankohet se i është kërkuar që të blejë materiale për t’u kryer ndërhyrja. Atij i është dashur të blej penj, maska kirurgjike, elektroda dhe disa materiale tjera, shkruan Gazeta Shneta.

Flugaj për këtë ka fajësuar zyrtarët e shtetit që kanë përgjegjësi për furnizimin e spitaleve me barna e materiale, ndërsa ka thënë se stafi mjekësor janë shumë të mirë.

Por kjo lavdata e fundit pas shumë kritikave dhe ankesave ka bërë që të reagoj edhe shefi i repartit në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale Dr. Shkelzen Komoni. Ai ka thënë se në këtë klinikë operacionet nuk kryhen me të “njofshëm”, por në bazë të patologjisë nëse janë urgjente apo jo. Komoni ka mohuar se në këtë klinikë maltretohen pacientët, por përkundrazi ai ka thënë se stafi kryen punën me nder e përkushtim maksimal.

Reagimi i plotë i Dr. Shkelzen Komonit:

Reagim me shkas.

Për hir të informimit të opinionit në lidhje me rastin e përmendur për Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale nga ana e Muhamed Flugaj.Duhet ta informoj opinionin se ne Kliniken e Kirurgjise Maksillofaciale rastet kryhen sipas urgjencës,patologjisë dhe sipas rendit e jo sipas ndikimit të “njofshmive”.Në foton që e keni postuar shihet faksimili im të cilen e kam përdorur për të kërkuar nga pacienti materialin dhe medikamentet të cilat në atë moment kane qenë në mungesë në QKUK.Asgjë e re nuk ka ndodh ,kjo gjë ka ndodh nga paslufta e deri më tani,gjërat janë duke u përmirësuar.

Sa i përket “maltretimit”që e keni përmendur nuk është dukuri normale për Klinikën tonë sepse stafi i Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale e kryen punën me nder dhe përkushtim maksimal.

Personalisht mendoj se postimi i juaj nuk është dashamirës ku në njërën anë e lavdëron stafin mjekësor e në anën tjetër fillon me fjalën “maltretim”.Kjo i bjen që ne jemi të mirë por “maltretues”.

Edhe nëse ka ndodh që gjyshja mos të operohet në ditën e planifikuar nuk besoj që ka diçka të qëllimshme .Mund të ndodh që të kërkohen ekzaminime shtesë apo që në programin operativ të planifikuar të dështon për shkak të ndonjë rasti urgjent që ka ardhur një natë më parë e kurrsesi për ndonjë gjë tjetër,bile bile shumë.na iriton ndërhyrja e të”njofshmive” për arsye se nuk ka arsye dhe vend për një gjë të tillë në Klinikën tonë.

Shpresoj që në të ardhmen të postoni falenderime dhe mirënjohje të cilat zakonisht ndodhin për Klinikën tonë e jo epitete si”maltretues”.

Sinqerisht

Dr.Shkelzen Komoni

Artikulli paraprakPolicja që ushqeu foshnjen e huaj deri sa ishte në detyrë
Artikulli i rradhës Pushimi i lehonisë lihet jashtë Projektligjit të Punës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.