Një qytetar me inicialet E.B. ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes një postimi në rrjete sociale, duke kritikuar mënyrën se si funksionon sistemi shëndetësor publik në vend.
Ai thekson se shërbimet bazë në mjekësinë familjare shpesh kërkojnë pagesa, edhe pse duhet të jenë falas për qytetarët, përcjell Gazeta Shneta.
“Mjekësia jonë e dashur dhe qeveria jonë e përkushtuar… Në vendin tonë, shëndeti nuk është më dhuratë nga Zoti, por një luks që duhet paguar me para në dorë. Kontrolli te mjeku? Me para. Injeksioni? Me para. E nëse s’e merr në ambulancën e fshatit tënd, por guxon të shkosh në qendër, urime, ke privilegjin të paguash 5 euro më shumë!”, ka shkruar qytetari.
Ai shton me ironi se “kështu funksionon kujdesi shëndetësor në ‘parajsën’ tonë, ku qeveria kujdeset që asnjë qetësi mos të jetë falas”, duke përfunduar se qytetarëve “s’u mbetet gjë tjetër veç të luten të mos sëmuren, sepse shërimi kushton më shumë se vetë sëmundja.”
Postimi i plotë:
Mjekësia jonë e dashur dhe qeveria jonë e përkushtuar…
Në vendin tonë, shëndeti nuk është më dhuratë nga Zoti, por një luks që duhet paguar me para në dorë.
#KONTROLLI TE MJEKU? #Me para.
#INJEKSIONI? #Me para.
E nëse s’e merr në ambulancën e fshatit tënd, por guxon të shkosh në qendër URIME, ke privilegjin të paguash 5 euro më shumë!
Kështu funksionon kujdesi shëndetësor në “parajsën” tonë, ku qeveria kujdeset që asnjë qetësi mos të jetë falas.
Në fund, s’na mbetet gjë tjetër veç të lutemi të mos sëmuremi, se shërimi kushton më shumë se vetë sëmundja.





