Një qytetar ka dal në rrjetet sociale me një kërkesë të pazakontë, blerjen e një termini tek një mjek i njohur.
Ai ka shkruar kërkesën e tij në grupin e njohur “Network Prishtina”, për të blerë një termin tek specialisti i ORL-së Dr. Lirim Ukimeraj, shkruan Gazeta Shneta.
“Jam i gatshëm të paguaj deri 1 mijë euro për termin. Pasi që shumë shpejt kam me udhëtu për në Amerikë nuk kthehna për një kohë të gjatë. Po më duhet urgjent”, ka shkruar ai.
Por Spitali “Otrila” ku punon Ukimeraj ka dal me një reagim duke e quajtur kërkesën e qytetarit, të papranueshme dhe të shëmtuar.
“Të nderuar qytetarë, po ju drejtohemi për sqarim me rastin e paraqitur në FB në grupin “Network Prishtina” për blerje të terminit, një dukuri që është absolutisht e papranueshme dhe e shëmtuar për institucionin tonë. Me ketë rast i paralajmërojnë të gjithë ata që kanë termine të mos i përgjigjen një kërkese të tillë se do ta humbin mundësinë që të trajtohen në institucionin tonë”, thuhet në reagimin e Spitalit “Otrila”. /Gazeta Shneta/





