Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raka insiston në testimin e 200-300 rasteve në ditë, Ramadani refuzon duke thënë se s’ka arsye

Lajme 30/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prof. Lul Raka ka insistuar sërish për testimin e 200 deri 300 rasteve në ditë të dyshuar me koronavirus. Por këtë e ka kundërshtuar drejtori i Institutit Prof. Naser Ramadani gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media ku ka deklaruar se s’ka arsye për testimin e kaq shumë njerëzve

Raka ka deklaruar se me ardhjen e kontingjentit të ri prej 7 mijë testeve, numri i tyre duhet të rritet nga 200 deri në 300 brenda ditës.

“Tashmë kemi një kontingjent të ri prej 7,000 testesh dhe mendoj se duhet të dyfishohen kapacitetet testuese. Mirë është të testojmë 200-300 njerëz në ditë, sipas radhës së prioriteteve. Në gjurmimin e kontakteve, sipas studimeve të fundit, për ta kontrolluar përhapjen e epidemisë, duhet të gjurmohen së paku 70% e kontakteve të afërta. Kjo shifër është variabile, por nëpër ngjarjet e grumbullimit të njerëzve, ky numër mund të jetë edhe treshifror. Mesatarja e njerëzve që duhet gjurmuar si kontakt i afërt është 36. Kjo shifër shpesh është sfiduese për ta arritur”, ka deklaruar Raka për REL.

Raka ka deklaruar se sërish se deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë qëndruar 12 orë në seancën e fundit poashtu duhet të testohen.

“Udhëzimet për prioritetet e testimit po ashtu janë dhënë nga institucionet ndërkombëtare. Prioritet për testim janë pacientët e hospitalizuar apo ata në komunitet me infeksion akut respirator, stafi shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike që kanë simptoma dhe të gjithë kontaktet e afërta të një pacienti të sëmurë me COVID-19”.

“Mirëpo, secili shtet mund t’i adaptojë këto standarde sipas situatës së vet epidemiologjike dhe mund të testojë edhe raste të tjera, varësisht kapaciteteve që disponon. P.sh. në vendin tonë, si qasje shtesë në diagnozë mund të jenë njerëzit që kanë qëndruar në tubime, të cilat konsiderohen si ngjarje super-shpërndarëse të virusit (dasmat, vizitat e gjera familjare, vizitat te lehonat, deputetët që qëndrojnë nga 12 orë në një vend etj.). Një grup tjetër që testohen në botë janë edhe punëtorët e shërbimeve publike emergjente (policia, furnizuesit, bukëpjekësit, etj.)”, ka deklaruar Raka.

Këto rekomandime të mikrobiologut Raka i ka refuzuar drejtori i Institutit Kombëtar epidemiologu Prof. Naser Ramadani, shkruan Gazeta Shneta. Sipas tij nuk ka nevojë të bëhen teste vetëm sa për të përmbushur normativet.

“Rekomandimet nuk janë normativ ditor por rekomandime që në rast nevoje shkojnë deri në këto shifra. Laboratori mund t’i bëj këto shifra por nuk mund të bëjmë shifra ditore vetëm sa për të mbush normativat sepse janë problem logjistika dhe resurset humane, por cdo rekomandim është i mirëseardhur”.

“Çdo deputet është qytetar i Kosovës dhe të gjithë i nënshtrohen protokolleve të Institutit, MSH-së dhe OBSH-së, të cilat nënkuptojnë se çdo kush që ka shenja dhe simptoma klinike për koronavirus duhet të testohet. Asnjëri nuk është i përjashtuar, por protokolleve duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte”, ka thënë Ramadani ditën e djeshme gjatë një konference në Ministrinë e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa se si të bisedoni me fëmijët tuaj rreth koronavirusit
Artikulli i rradhës Edhe 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, preken edhe tri komuna

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.