Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë ka vendosur ekipe mjekësore në dispozicion për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës së sotme në kryeqytet, që po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.
Sipas njoftimit, një autoambulancë me ekip të specializuar ndodhet në rrugën Fehmi Agani, gati për të ofruar ndihmë shëndetësore në çdo moment, transmeton Gazeta Shneta.
“Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet ka vënë në dispozicion ekipet mjekësore për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës së sotme. Për informim të të gjithë protestuesve: Autoambulanca me ekip shëndetësor ndodhet në rrugën Fehmi Agani, e gatshme të ofrojë ndihmë në çdo moment. Kryeqyteti është pranë qytetarëve. Ekipet tona janë aty për ju, për të ndihmuar, për të kujdesur dhe për të qëndruar afër, si gjithmonë. Prishtina është e juaja – dhe ne jemi këtu me ju”, ka shkruar Rama./Gazeta Shneta/



