Pas prezantimit të programit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të gjysmës së opozitës, pasi Partisa Demokratike njoftoi më herët refuzimin për të paraqitur pyetje për programin e qeverisë së re.
Pyetjet e drejtuara nga deputetët e LSI-së lidheshin me infrastrukturën, shëndetësinë, bujqësinë, arsimin dhe politikat sociale.
Për shëndetësinë, Rama deklaroi se do të sigurohet që asnjë familje shqiptare të mos bjerë në varfëri për shkak të kujdesit shëndetësor, ndërsa tha se objektivi për të rritur me 40 përqind pagat për mjekët dhe mësuesit është tërësisht i realizueshëm.
“Politika jonë e mbulimit universal në shëndetësi do të vijojë duke rritur shpenzimet për shëndetësinë duke ecur drejt mbulimit universal shëndetësor për të gjithë. Rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët me 40 për qind brenda këtij mandati. Skemë e financimit për të nxitur mjekët specialistë që të punojnë pranë spitaleve rajonale, apo spitaleve bashkiake jashtë Tiranës”, tha ai.