Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e shërbimeve të ofruara gjatë ditës së djeshme. Nga gjashtë lindje gjithsej, janë regjistruar pesë djem dhe dy vajza, pasi një prej lindjeve ka qenë binjake.
Përveç maternitetit, brenda 24 orëve u realizuan:
– 542 vizita specialistike;
– 66 pranime të reja në spital;
– 228 pacientë të shtrirë aktualisht;
– 4,372 analiza laboratorike për 370 pacientë;
– 15 operacione të kryera;
– 42 seanca dialize;
Gjithashtu, në sektorin e radiologjisë u raportuan 105 rëntgen, 52 ultrazëra, 22 skanime CT dhe 11 MRI. Përveç këtyre, mjekët kryen edhe 7 ekokardiografi dhe 3 kolonoskopi. Shërbimet fiziatrike arritën në 72 seanca gjatë ditës. /Gazeta Shneta/




