Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i ankesave në MSh: Nga 130 ankesa, vetëm 14 përfunduan me masa

Lajme 13/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 130 ankesa vitin e kaluar nga pacientët, por vetëm 14 prej tyre kanë përfunduar me masa. Në shtatë prej tyre MSh nuk ka treguar çfarë masa janë marrë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit të kaluar ka pranuar gjithsej 130 ankesa nga qytetarët për shërbimet në institucionet shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin vjetor të ankesave është theksuar se nga 130 ankesa, 57 prej tyre janë ende në proces.

Gazeta e ka pyetur MSh-në nëse ka përfunduar procesi i këtyre ankesave dhe cilat janë masat e ndërmarra. Nga kjo ministri kanë thënë se disa prej ankesave janë adresuar tek institucionet përkatëse.

“Ankesat që trajtohen nga Inspektorati Shëndetësor marrin përgjigje drejtpërdrejt nga ky institucion dhe u adresohen palëve përkatëse. Ndërsa ankesat që trajtohen nga institucionet përgjegjëse, ndaj të cilave është ushtruar ankesa, shpesh adresohen dhe zgjidhen drejtpërdrejt me palën ankuese”, thuhet në përgjigje.

Nga MSh kanë bërë të ditur numrin total të ankesave që kanë përfunduar me masa. Masa më e rëndë ndëshkuese është me gjobë.

Nga 130 ankesa në total, vetëm 14 kanë përfunduar me masa, por shtatë prej tyre nuk dihet se çfarë masa janë ndërmarrë.

“Katër me vërejtje me gojë; Një në Komision Disiplinor për shqyrtim të mëtutjeshëm; Gjashtë sipas dispozitave ligjore; Një rast masë ndëshkuese; Dy raste me gjobë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Në vitin 2023 në MSh ishin adresuar 214 ankesa nga qytetarët por ky institucion kishte marr masa për vetëm pesë prej tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAKB: Paga e 13-të nuk solli efekt ekonomik në vend
Artikulli i rradhës Kremi me insulinë që zëvendëson gjilpërat, zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e diabetit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.