Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2024-25 vlerëson progres të kufizuar në shëndetësinë e Kosovës

Lajme 04/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Raporti i progresit në shëndetësi i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2024-2025 nxjerr në pah problemet e vjetra të sistemit shëndetësor të Kosovës.

Raporti i progresit në shëndetësi i KE për vitin 2024 – 2025 përqendrohet kryesisht te problemet e vjetra të sistemit shëndetësor dhe vlerëson situatën e Kosovës në lidhje me standardet, ligjet dhe praktikat që supozohen të përputhen me kërkesat e Bashkimit Evropian (BE).

Ky raport mat progresin krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe evidenton sfidat dhe mangësitë që ende duhet të adresohen nga krerët e fushës së shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Në thelb, KE nuk mat vetëm ekzistencën e ligjeve, por edhe sa mirë ato zbatohen, rezultatet që sjellin për qytetarët dhe aftësinë e institucioneve për t’u përballur me sfidat shëndetësore të vendit.

Parametrat të cilët analizohen për të pasur pikëpamjen e qartë të progresit në fushën e shëndetësisë së Kosovë janë pikësëpari korniza ligjore – sa janë ligjet shëndetësore të Kosovës me standardet dhe rregulloret e BE, përfshirë ligjet për shëndetin publik, shëndetin mendor, kontrollin e duhanit, barnat dhe produktet medicinale.

Pastaj, zbatimi i reformave – sa janë efektike dhe sa po zbatohen strategjitë dhe politikat shëndetësore, si janë kapacitetet institucionale, financimi dhe menaxhimi i shëndetësisë si pjesa e shpenzimeve shëndetësore në GDP, përdorimi i fondeve ekzistuese dhe efikasiteti i blerjes strategjike të shërbimeve.

Ndërkohë, pjesë e rëndësishme e sistemit shëndetësor është cilësia dhe qasja në shërbime të kujdesit shëndetësor, në imunizim, parandalim të sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe mënyra e përdorimit të barnave dhe antibiotikëve.

Të gjitha këto aspekte janë të ndërlidhura dhe ofrojnë kornizën për rezultatet shëndetësore, duke përfshirë jetëgjatësinë mesatare të qytetarëve, vdekshmërinë e fëmijëve dhe qasjen gjithëpërfshirëse në kujdesin shëndetësor në vend.

Gjetjet kryesore të raportit

Sipas raportit të ri, duke filluar nga fusha e shëndetit publik, Kosova ka miratuar Strategjinë e Sektorit të Shëndetësisë 2025–2030, por zbatimi i reformave është i ngadalshëm dhe cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese.

Teksa, shpenzimet për shëndetësinë, si pjesë e GDP-së, mbeten të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe dukshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së, ndërkohë fondet e ndara nuk shfrytëzohen plotësisht. Raporti thekson se shpenzimet direkte nga xhepi i qytetarëve vlerësohen të jenë rreth 40%.

Ndërkohë, vdekshmëria e fëmijëve edhe pse ka shënuar një rënie, mbetet më e larta në rajon dhe dukshëm mbi mesataren e BE-së, duke treguar se progresi është i ngadaltë.

Teksa, sistemi shëndetësor nuk funksionon në mënyrë efikase për shkak të mungesës së blerjes strategjike të shërbimeve, dhe përparimi drejt mbulimit universal shëndetësor mbetet i kufizuar.

Në anën tjetër, sëmundjet kronike jo ngjitëse (NCD) janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndërsa veprimet për të reduktuar faktorët e rrezikut janë të pakta. Teksa, ligji për kontrollin e duhanit ende nuk zbatohet në mënyrë të plotë.

Poashtu, imunizimi rutinë po përmirësohet, duke arritur 89% mbulushmëri në vitin 2024, por mbulimi mbetet nën 40% në komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë. Por gjithashtu, Kosova ka arritur 85% mbulim për vaksinën e re kundër HPV në grupin e vajzave të targetuara.

Raporti gjithashtu thekson mungesën e përparimit në reduktimin e përdorimit të dëmshëm të alkoolit, parandalimin e abuzimit me droga, ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik.

Kosova duhet të zbatojë kontrolle më të rrepta mbi recetat e antibiotikëve për përdorim njerëzor dhe veterinar për të forcuar përpjekjet kundër rezistencës antimikrobike (AMR), teksa programi i skriningut për kancerin nuk zbatohet në mënyrë sistematike, thuhet në raport.

Pabarazitë në shëndetësi mbeten një shqetësim serioz, duke prekur veçanërisht shtresat vulnerabël dhe të varfra, përfshirë personat me sëmundje kronike, potencohet mes tjerash, në gjetjet e raportit.

Në përfundim, raporti i KE për vitin 2024-2025 tregon se edhe pse ka disa përparime, Kosova duhet të adresojë urgjentisht sfidat strukturore, financiare dhe sociale në shëndetësi për të garantuar cilësi, barazi dhe qasje universale për të gjithë qytetarët. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakGjinekologia dr. Minire Alilaj emërohet ud. drejtoreshë e Spitalit të Ferizajt
Artikulli i rradhës Antibiotikët dhe 6 medikamente të tjera lidhen me çrregullimet e mikrobiomës së zorrëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.