Një raport i sapobotuar nga Imperial College London në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se varianti Omicron i SARS-CoV-2, ka më shumë gjasa të shkakton riinfeksion sesa varianti Delta.
Studiuesit që janë autorë të këtij raporti vlerësojnë se ekziston një “rrezik 5,41 herë më i lartë i riinfeksionit me Omicron në krahasim me Delta”, gjë që sugjeron se një infeksion fillestar me variantin Omicron rezulton në mbrojtje të dobët imune, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa ky raport përdori të dhëna të botës reale për të llogaritur këtë vlerësim, megjithatë ka disa paralajmërime në lidhje me këto të dhëna.
Prof. Penny Ward – një mjeke e pavarur farmaceutike dhe profesoreshë në mjekësinë farmaceutike në King’s College në Londër, e pa përfshirë në raport – shpjegon se “shumica e infeksioneve të konfirmuara Omicron të raportuara në grupin e të dhënave janë nga të rriturit e të rinjë, një pjesë e madhe me origjinë afrikane, kryesisht në rajonin e Londrës, i cili është një model shumë i ndryshëm nga ai me të cilin janë vërejtur infeksionet e variantit Delta.”
“Në veçanti,” shton ajo, “grumbullimi aktual i rasteve të infeksionit Omicron në të rriturit e moshës më të re, të cilët në thelb kanë më pak gjasa të shtrohen në spital ose të vdesin nga COVID, kufizon shkallën në të cilën ne mund të analizojmë ndryshimet në ashpërsinë e sëmundjes pas infeksionit të shkaktuar nga këto dy variante”. /Gazeta Shneta/