Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti: Vendimi i Trumpit rrezikon 14 milionë vdekje deri më 2030

Lajme 01/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendimi i Donald Trump për të shkurtuar pjesën më të madhe të fondeve të SHBA-së për ndihmën humanitare të huaja mund të shkaktojë më shumë se 14 milionë vdekje shtesë deri në vitin 2030, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore The Lancet.

Një e treta e atyre që janë në rrezik të vdekjeve të parakohshme janë fëmijë, zbulon studimi.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në mars se administrata e Presidentit Trump kishte anuluar mbi 80% të të gjitha programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ose USAID.

“Për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tronditja që do të rezultonte do të ishte e krahasueshme në shkallë me një pandemi globale ose një konflikt të madh të armatosur”, tha në një deklaratë Davide Rasella, i cili është bashkautor i raportit të Lancet.

Shkurtimet e fondeve “rrezikojnë të ndalojnë papritur – dhe madje të përmbysin – dy dekada përparimi në shëndetësi midis popullatave vulnerabël”, shtoi Rasella, një studiuese në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global.

Raporti vjen ndërsa dhjetëra udhëheqës botërorë po takohen në qytetin spanjoll të Seviljes këtë javë për një konferencë ndihme të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, më e madhja në një dekadë.

Duke shqyrtuar të dhënat nga 133 vende, ekipi i studiuesve vlerësoi se financimi i USAID-it kishte parandaluar 91 milionë vdekje në vendet në zhvillim midis viteve 2001 dhe 2021.

Ata gjithashtu përdorën modelim për të parashikuar se si shkurtimi i financimit me 83% – shifra e njoftuar nga qeveria amerikane në fillim të këtij viti – mund të ndikojë në shkallën e vdekshmërisë.

Parashikimet zbuluan se shkurtimet mund të çojnë në më shumë se 14 milionë vdekje të shmangshme deri në vitin 2030. Ky numër përfshinte mbi 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç – ose rreth 700,000 vdekje fëmijësh në vit.

Administrata Trump, e udhëhequr më parë nga iniciativa për uljen e kostove e miliarderit Elon Musk, synonte të zvogëlonte fuqinë punëtore federale. Ajo gjithashtu ka akuzuar USAID-in për mbështetjen e projekteve liberale.

SHBA-të, deri tani ofruesi më i madh i ndihmës humanitare në botë, kanë vepruar në më shumë se 60 vende, kryesisht përmes kontraktorëve.

Sipas Rubios, kishin mbetur ende afërsisht 1,000 programe që do të administroheshin “në mënyrë më efektive” nën Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe në konsultim me Kongresin.

Megjithatë, situata në terren nuk është përmirësuar, sipas punonjësve të OKB-së.

Muajin e kaluar, një zyrtar i OKB-së i tha BBC-së se qindra mijëra njerëz po “vdisnin ngadalë nga uria” në kampet e refugjatëve në Kenia, pasi shkurtimet e fondeve të SHBA-së i ulën racionet ushqimore në nivelet e tyre më të ulëta ndonjëherë./21Media

Artikulli paraprakAUV ndalon importin e gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës
Artikulli i rradhës Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.