Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raportohen raste të reja të fruthit

Lajme 13/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
QKUK
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i të prekurve nga epidemia e fruthit në Kosovë po shënon rritje. Janë hiç më pak se 36 raste me këtë sëmundje ngjitëse që po trajtohen në Klinikën Infektive në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK)

Rastet më të shpeshta që po lajmërohen në këtë klinikë janë fëmijët e komuniteteve rom, ashkali, si dhe egjiptian, derisa ka edhe nga shumica shqiptare të raportuar si të prekur nga kjo epidemi.

Edhe pse rastet e para zyrtarisht mësohet se janë paraqitur në muajin qershor, intervenimi i institucioneve sidomos për të pajisur me medikamente Klinikën Infektive ka ndodhur tek të enjten. Klinika Infektive është furnizuar vetëm në këtë ditë me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj Klinike, ka bërë të ditur se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth.

Prej tyre ai ka thënë se katër raste janë në gjendje më të komplikuar. Përderisa rastet të tjera, sipas tij, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore pas trajtimit janë liruar për në shtëpi. Ramadani ka thënë se pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40-vjeçare, shkruan Zeri.

Ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive po tregohet angazhim i lartë për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.

Ai ka premtuar se do të angazhohet bashkë me Bordin Drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe me materiale shpenzuese, por edhe me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme. Ndërkaq gjatë ditës zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së ka njoftuar se Klinika Infektive furnizohet me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë./gazetaexpress/

Artikulli paraprakPër dy ditë radhazi në Gjinekologji, ja sa nëna kanë lindur fëmijë binjakë
Artikulli i rradhës Sa është gripi i rrezikshëm për gratë shtatzëna?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.