Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,295 testime të kryera janë konfirmuar shtatë raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 147 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 103 mijë.Deri më sot, numri i rasteve aktive është 1,511.
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,915 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/