Pak qaste më parë Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 645 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 48 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë, si pasojë e virusit (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan), shkruan GazetaShneta.
Tutje, IKSHPK ka njoftuar se 142 pacientë e kanë mposhtur virusin, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 13,420.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,520 të infektuar dhe 625 viktima./GazetaShneta/