Rastet e “kërpudhave të zeza” në Indi janë rritur në 10.000, sipas zyrtarëve përgjegjës për kimikatet dhe plehrat.
Kjo sëmundje e quajtur mukormikozë, është një infeksion i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës që po zbulohet gjithnjë e më shumë midis pacientëve të rikuperuar nga Covid në Indi, veçanërisht tek personat me diabet, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Ne filluam ta shohim infeksionin papritmas nga java e dytë e majit dhe brenda 15 ditësh ajo ka arritur në 10.000 raste”, tha ministri Mansukh Mandaviya për median lokale ANI.
Ndërkohë, disa vende në Indi u përballën me një mungesë të barit Amfotericin B, i cili përdoret në trajtimin e kërpudhave të zeza.
Të paktën tetë vende në Indi e kanë shpallur infeksionin kërpudhat e zeza si një sëmundje të zyrtarizuar në përputhje me direktivat e qeverisë së shtetit për të njoftuar të gjitha rastet. /Gazeta Shneta/