Numri i rasteve të meningjitit B në Mbretëria e Bashkuar ka rënë në 29, nga 34 të raportuara më parë, pas riklasifikimit të disa rasteve nga analizat laboratorike, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA). Dy viktima janë konfirmuar: një student 21-vjeçar në Universitetin e Kentit dhe një nxënës nga Faversham.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se disa raste janë rishikuar pas hetimeve të mëtejshme dhe pritet që edhe të tjera të ulen në ditët në vijim. Shpërthimi është lidhur me një klub nate në Canterbury, ku dyshohet se një punonjës ishte i infektuar, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Institucionet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke shpërndarë maska dhe antibiotikë, ndërsa qeveria ka zgjeruar vaksinimin për studentët.
Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Anglisë (NHS), vaksinimi mbetet mbrojtja më efektive afatgjatë, ndërsa antibiotikët janë masa më urgjente për parandalim.
Studentët e kualifikuar mund të marrin vaksinë dhe trajtim përmes mjekëve të tyre familjarë.
Ekspertja Sherine Thomas theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe ndërgjegjësimit publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë mbetet i ulët.
Meningjiti është një infeksion që prek cipat mbrojtëse të trurit dhe palcës kurrizore. Forma bakteriale, si meningjiti B, është më e rëndë dhe përhapet përmes kontaktit të afërt.
Që nga viti 2015, vaksinimi rutinë për foshnjat në Mbretërinë e Bashkuar ka ndihmuar në uljen e rasteve.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), rreziku për popullatën në Bashkimin Evropian mbetet shumë i ulët, për shkak të probabilitetit të vogël të infektimit. /Gazeta Shneta/




