Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rastet e variantit të ri Omicron janë parë në këto vende evropiane, njofton OBSH

Lajme 27/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Britania konfirmoi të shtunën dy rastet e para të llojit të ri Omicron të COVID-19, ngjarje të lidhura me udhëtimet nga Afrika Jugore dhe zgjeruan kufizimet e udhëtimit në rajon.

“Pas sekuencimit të gjenomit brenda natës, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se dy raste të COVID-19 me mutacione në përputhje me B.1.1.529 (Omicron) janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të qeverisë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Një rast u zbulua në qytetin qendror anglez të Nottingham, dhe tjetri në Chelmsford në lindje të Londrës, thanë zyrtarët.

“Ne kemi lëvizur me shpejtësi dhe individët janë të izoluar ndërsa gjurmimi i kontakteve është në vazhdimësi,” tha Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid.

Ai shtoi se qeveria po vendos katër vende të tjera afrikane në “listën e kuqe” të udhëtimit në fuqi duke filluar nga ora 4:00 e mëngjesit të dielën për Malavia, Mozambiku, Zambia dhe Angola.

Në anën tjetër, Italia zbuloi rastin e të parë të llojit të ri Omicron të COVID-19 nga një udhëtar i ardhur nga Mozambiku, rasti i raportuar këtë të shtunë.

Një laborator i lartë “rendoi gjenomin nga kampioni pozitiv i një pacienti që vinte nga Mozambiku”, tha në një deklaratë instituti kombëtar i shëndetit.

“Pacienti dhe anëtarët e familjes së tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtuan ata.

Italia të premten ndaloi hyrjen për të gjithë udhëtarët që kishin qenë në Afrikën Jugore në dy javët e fundit pasi varianti i ri u zbulua atje. Ndër të tjera, u pezulluan fluturimet nga ky rajon.

Këtë të shtunë, Gjermania poashtu, konfirmoi dy rastet e para të llojit të ri Omicron të COVID-19, te udhëtarët që mbërritën në aeroportin e Mynihut nga Afrika e Jugut, thanë zyrtarët rajonalë.

“Dy raste të dyshuara të variantit të ri të virusit Omicron të klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një variant shqetësues janë konfirmuar në Bavari,” tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e zonës jugore.

Njerëzit, të cilët u kthyen në Gjermani të mërkurën, janë izoluar në shtëpi që kur morën rezultate pozitive të testit PCR për koronavirus, shtoi ministria.

Për fund, vlen të ceket se Belgjika, njoftoi të premten se kishte zbuluar rastin e parë të shpallur në Evropë të variantit të ri COVID-19, në një person të pavaksinuar që po vinte nga jashtë.

Zyrtarët e BE-së ranë dakord të premten që të nxisin të gjitha 27 vendet në bllok të kufizojnë udhëtimet nga disa vende të Afrikës Jugore, një politikë që Gjermania e kishte shpallur tashmë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë dihet deri më tani për variantin e ri Omicron të COVID-19?
Artikulli i rradhës Këto janë simptomat e variantit Omicron, sipas një mjeke nga Afrika e Jugut

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.