Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i dhunimit të 23-vjeçarës në Pejë, i dyshuar babai i ish-deputetit Veton Berisha

Lajme 13/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Raportimet për një rast tërësisht tronditës në qytetin e Pejës, ku një vajzë me probleme mendore dyshohet të jetë keqpërdoruar seksualisht. Në fillim, ajo u raportua si e zhdukur, por 23-vjeçarja e cila kishte origjinë nga Shqipëria, u gjet në Pejë, çka çoi në nisjen e hetimeve të thelluara nga autoritetet për të zbuluar detajet e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe bëri të ditur se dy persona janë identifikuar Ismet Gogaj e Shaban Berisha, si të dyshuar lidhur me ngjarjen. Ata u arrestuan të mërkurën pas një pune intensive hetimore nga policia.

Një deklaratë e rëndësishme erdhi nga ish-deputeti Berisha, i cili foli ekskluzivisht për Gazetën Sinjali. Ai shprehu mungesën e informacionit të sakta rreth situatës dhe theksoi se nuk kishte kontakt me babanë e tij atë ditë. Berisha gjithashtu tregoi se ishte jashtë vendit në një udhëtim zyrtar dhe nuk kishte asnjë informacion mbi ngjarjen që kishte ndodhur me vajzën e zhdukur.

Autoritetet bënë të ditur se Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj, janë në pranga për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale të dhunimit seksual ndaj vajzës së re.

Rasti u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë. Gjendja e vajzës ishte e rëndë dhe u dërgua për ekzaminime mjekësore të mëtejshme. Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për të zbuluar plotësisht identitetin e personave të dyshuar dhe për të sqaruar detajet e ngjarjes së rëndë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakMetoda e stimulimit të thellë të trurit – premtues në rikuperimin e dëmtimit traumatik të trurit
Artikulli i rradhës Fillon instalimi i “Ultrazërit Endoskopik”, këto trajtime brenda QKUK-së pa pagesë për pacientët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.