Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i pesë i ri-infektimi me Covid-19 në botë, po i frikëson shkencëtarët në lidhje me manifestimin e infeksionit

Lajme 15/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është përfolur shumë rreth pjesës ku antitrupat që shfaqen tek personat e rikuperuar nga koronavirusi, ti mbronin ata nga mundësia e dytë e ri-infektimit.

Sidoqoftë, ndërsa gjithnjë e më shumë me anë të hulumtimeve po zbulohet manifestimi i virusit dhe mënyra e përhapjes së tij, ne po hetojmë se mund të mos jetë kështu, shkruan burim BestLife.

Në fakt, një studim i ri sapo ka konfirmuar rastin e parë të ri-infektimit me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Gazeta Shneta.

Studimi, i botuar në revistën ‘Lancet’ me 12 tetor, zbuloi se një person 25-vjeçar nga Nevada, kishte kontraktuar koronavirusin në dy raste të veçanta.

Ky është rasti i parë i konfirmuar i një personi në SHBA që ri-infektohet, duke e bërë vendin të pestin në botë që raporton një rast të konfirmuar të ri-infektimit (katër raste të tjera paraprake të re-infektimit, përfshin Hong Kong-u, Belgjikën, Holandën dhe Ekuadorin).

Personi i moshës 25-vjeçar, doli pozitiv për Covid për herë të parë me 18 prill dhe më pas për herë të dytë me 5 qershor – edhe pasi kishte dy teste negative të realizuara në muajin maj.

Sipas studiuesve, ishte e qartë se ky ishte një rast i dy infeksioneve të ndryshme të koronavirusit, dhe jo i infeksionit origjinal që u bë përsëri aktiv.

Kjo është për shkak se ata zbuluan se kodet gjenetike të secilit infeksion treguan “ndryshime të konsiderueshme”, që do të thotë se personi ishte infektuar nga dy shtame të ndryshme, të dallueshme gjenetikisht të koronavirusit.

Sipas studiuesve, rasti i dytë me ri-infektim të koronavirusit te 25 vjeçari, ishte “simptomatikisht më i rëndë” se sa rasti i parë.

Gjatë rastit të tij të parë, ai kishte simptoma që përfshinin dhimbje fyti, kollë, dhimbje koke, të përziera dhe diarre.

Sidoqoftë, gjatë rastit të tij të dytë, ai paraqiti shumicën e atyre simptomave përsëri por nga marramendja e rëndë kishe kërkuar ndihmë në një qendër të kujdesit urgjent.

Pastaj, pesë ditë më vonë, një mjek i kujdesit parësor zbuloi se pacienti në fjalë kishte edhe gulçim dhe nuk merrte oksigjen të mjaftueshëm.

Kjo do të thoshte që “pacienti kërkonte mbështetje të vazhdueshme të oksigjenit në spital”, vunë në dukje studiuesit.

Ndër të tjera, ajo se çfarë shkaktoi më shumë panik ishte se pacienti nuk vuante nga ndonjë gjendje shëndetësore dhe as nuk kishte ndonjë indikacion të imunitetit të kompromentuar.

“Individi i lidhur me këto dy infeksione SARS-CoV-2 nuk kishte çrregullime imunologjike që do të nënkuptonin lehtësimin e ri-infektimit,” vunë në dukje studiuesit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTre efekte anësore të abortit që çdo grua duhet t’i dijë
Artikulli i rradhës Gjykata Themelore e Gjilanit i cakton 30 ditë arrest shtëpiak gjinekologut Arsim Gashi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.