Mamia Razije Musa ka shkruar sot rreth ushqimeve të shëndetshme për fëmijët.
Ajo ka këshilluar nënat që të kenë kujdes në përzgjedhje sidomos tek pemët dhe perimet, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë mund të lexoni postimin e saj:
Nana të dashura uroj të jeni mirë ju dhe bebushët.Unë e di që secila prej juve e don më të mirën për fëmijën e vet, poashtu po e shoh se shumë nga ju po bëni edhe shpenzime për ushqime të shëndetshme. Kur vjen puna te blerja e ushqimit duhet të jeni vigjilente. Një rëndësi të madhe duhet t’i kushtoni pemëve dhe perimeve.
Nëse pemët dhe perimet ndryshojnë ngjyrën para ose gjatë zierjes MOS i konsumoni por as mos tentoni ta largoni pjesën e dëmtuar sepse aty ka toksina (helme) që nuk duken.Unë nga përvoja ime këshilloj që të koncentroheni në prodhime vendore ose t’i ruani në friz sepse aty ruhen vlerat e pemëve dhe perimeve.
Me shumë dashuri, Razija