Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagimi i çuditshëm i SHSKUK-së për Fakultetin e Mjekësisë, përzihet në kompetencat e UP-së

Lajme 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dal me një reagim të çuditshëm ndaj Fakultetit të Mjekësisë duke u përzier në kompetencat e Universitetit të Prishtinës.

Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar orarin e mësimit dhe për këtë ka reaguar SHSKUK, gjë që nuk i përket këtij institucioni dhe organizimit të tij, shkruan Gazeta Shneta.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës shprehet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Fakultetin e Mjekësisë pas shpalljes të orarit të mësimit nga menaxhmenti i fakultetit. Ky orar nuk është konform rregullores së re të nxjerr nga organi më i lartë të Universitetit të Prishtinës, Këshilli Drejtues, të miratuar me 22 shtator 2022”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Ky reagim vjen në kohë kur është ndryshuar rregullorja nga Këshilli Drejtues i UP-së, gjë që i hap rrugë disa asistentëve të avancohen në profesorë.

Reagimi i plotë nga SHSKUK:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës shprehet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Fakultetin e Mjekësisë pas shpalljes të orarit të mësimit nga menaxhmenti i fakultetit.

Ky orar nuk është konform rregullores së re të nxjerr nga organi më i lartë të Universitetit të Prishtinës, Këshilli Drejtues, të miratuar me 22 shtator 2022.

Mbajtja e mësimit me numër të grupimeve në kundërshtim me rregulloren e re është sinjal që FM po kundërshton hapjen e kësaj njësie akademike për stafin akademik meritor.

Ne si SHSKUK i jemi gëzuar rregullores të re nga Këshilli Drejtues i UP, sepse përmes saj do të rregullohet afatgjatë problemi me mungesën e stafit akademik me titull të profesorit në klinikat dhe institutet e SHSKUK.

Rikujtojmë që sipas statutit të QKUK, neni 12, klinikat nuk mund të themelohen pa pasur profesorë. Në situatën e rëndë të krijuar në vitet e fundit, shumë prej klinikave të QKUK rrezikojnë funksionimin për shkak të mungesës të profesorëve.

Klinikat dhe institutet e SHSKUK kanë staf akademik meritor të mjaftueshëm për tu zgjedhur në pozitën e profesorit, prandaj situata e krijuar është absurde (sepse stafi meritor ekziston) por e rrezikshme (sepse e vështirëson funksionimin e klinikave si njësi të pavarura nga mungesa e avancimit të stafit meritor.

Në këto kushte SHSKUK është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj përmes infrastrukturës të cilën e ka në dispozicion  për realizimin e veprimtarisë arsimore sipas rregullores të re të miratuar nga Këshilli Drejtues i UP.

Kërkojmë nga organet kompetente në UP(Këshilli Drejtues, Rektorati, Senati) që të marr masat e nevojshme sipas rregullave në fuqi për të zbatuar rregulloren e re në praktikë në Fakultetin e Mjekësisë.

Artikulli paraprakKeqinformimet mbi sigurinë e vaksinave nxitën ngurrimin për të mos vaksinuar fëmijët
Artikulli i rradhës Latifi shpenzoi rreth 5500 Euro për gjashtë udhëtime, i refuzoi mbi 2600 Euro avance

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.