Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjegjësisht para Klinikës së Gjinekologjisë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00 ndodhi një vrasje e rëndë që e tronditi opinionin.
U qëllua për vdekje një 35-vjeçare shtatzënë në oborrin e repartit të Gjinekologjisë ku kishe shkuar për të lindur fëmijën e parë, shkruan Gazeta Shneta.
I dyshuari për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe më herët për dhunë në familje.
Ngjarja ka prekur rëndë qytetarët e vendit dhe rreth situatës ka reaguar një kardiokirurg nga QKUK-ja, i cili duke dënuar rastin, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqje.
Leonard Bytyqi, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre, por se një gjë e tillë duhet të bëhet për të treguar se dikujt i intereson për njerëzit po vriten.
“Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n varr,” ka shkruar Bytyqi në një shkrim prekës në rrjetin social Facebook.
Shkrimi i plotë i Dr. Leonard Bytyqit:
Sonte, plot prej nesh duhet me dalë me kërku falje publike dhe me dhanë dorëheqje.
Dikush duhet me kallzu që na ende kemi ndjenja, dikush duhet me kallzu që mërzitet për banorët e vet që po vriten para turinjve.
Na kena dështu komplet, si shtet, si shoqni, si individ dhe si burra.
Unë jam i gatshëm me dhanë dorëheqje prej QKUK-së, prej Universitetit edhe pse kjo ngjarje e kobshme, s’lidhet me punën tonë direkt, por lidhet me shpirtin dhe ndjenjën që gudulliset e na nxen frymën.
Hajdeni lëvizni, mos vajtoni, se gjama e fcb-it ju zgjat dy ditë.
Statuse t’leshit, forca e ligjit asht goditja ma e ranë për kriminelët e lehtësim për familjarët.
Boll vajtut, pshurrana, lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje.
Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n ‘varr.




