Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagimi i ndërmarrjes “Ngushllimi” për lidhjet e saj me personelin e QKUK-së

Lajme 04/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërmarrja “Ngushllimi” ka reaguar në lidhje me shkrimin e Gazetës Shneta “Skandal: Pazari me kufoma nga mjekët, motrat dhe sigurimi në QKUK”.

Blerim Nreci nga kjo ndërmarrje në një letër të dërguar në adresë të Gazetës, thotë se qëllimisht po linçohet nga konkurrentët për përfitime personale.

Nreci thotë se transportin e kufomave nga QKUK-ja e kanë punë dytësore, por e pranon se ka bërë reklamë në QKUK për biznesin e tij.

“Ne si ndërmarrje operojmë në NURENBERG të Gjermanisë ku bëjmë bartjen e kufomave nga e gjithë Evropa për në vendlindje  dhe se bartjen e kufomave nga QKUK e kemi pune plotësisht dytësore, ne kemi bërë reklamacion si çdo biznes privat por asnjëherë nuk kemi dhënë asnjë mjet financiar për të perfituar nga vdekjet, madje jemi Ndërmarrja e vetme në Kosovë që për të gjitha rastet sociale të  gjitha shërbimet i kryejmë falas”, thuhet në reagim.

“Konsiderojmë  se nuk është e drejtë që të sulmohen bizneset nga deklaratat qëllimkëqija të konkurentëve dhe se të gjitha do të duhej të mirreshin me rezerva deri sa informatat apo deklaratat e kujtdo qoftë të verifikohen dhe konfirmohen”, theksohet tutje.

Redaksia e Gazetës Shneta sqaron ndërmarrjen “Ngushllimi” dhe opinionin se në asnjë moment qëllimi i këtij hulumtimi nuk ka qenë linçimi apo dëmtimi i një kompanie në përfitim të një tjetre.

Theksojmë poashtu se Gazeta nuk ka akuzuar ndërmarrjen “Ngushllimi” se iu jep ryshfet personelit të QKUK-së për ndërmjetësimin e transportit të kufomave. Në reagim mohohet dhënia e ryshfetit, por jo edhe lidhjet e kësaj ndërmarrje me personelin e QKUK-së.

Gazeta në hulumtimin e saj ka zbuluar lidhjet që ndërmarrja “Ngushllimi” ka me personelin e QKUK-së, duke përfshirë mjekët, infermieret dhe sigurimin. Të gjitha këto raste janë të regjistruara me incizime por që nuk janë publikuar për shkak të privatësisë.

Hulumtimi është nisur nga deklaratat e dy pronarëve të dy kompanive tjera të transportit, Armend Ahmeti dhe Fadil Sadiku dhe të cilat janë konfirmuar nga përgjigjet e mjekut, infermieres dhe sigurimit.

Këta të tre kanë konfirmuar lidhjet me ndërmarrjen “Ngushllimi”. Siç edhe është raportuar, infermierja insiston me çdo kusht që t’i përmendet emri si ndërmjetësuese e transportit. Deklaratat e infermieres janë të regjistruara.

Për fund, kujtojmë poashtu se është vet z. Blerim Nreci, i cili kërkon 50 euro për transport deri në Lipjan, jo më larg se 20 kilometra nga Prishtina. E çmimi real për këtë destinacion do të duhej të ishte 20 euro, pasi 1 km kushton 1 euro. Nreci poashtu kërkon 50 euro për tabut, derisa çmimi i tregut është 30 euro.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të ndërmarrjes “Ngushllimi”:

Reagim lidhur me shkrimin në disa  portale vendore lidhur me Titullin “Pazar me Kufoma”

Pasi që  në këtë shkrim jemi përmendur ne si ndërrmarje e cila merret me bartjen e kufomave, dëshirojmë të japim një sqarim lidhur me këtë çështje.

Ndërmarja “Ngushllimi” funksionon që nga viti 1995 dhe veprimtarinë kryesore të saj e ka bartjen e kufomave nga Evropa në Kosovë dhe anasjelltas.

Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se deri më tani asnjëherë nuk kemi përdorur asnjë formë të ofrimit të shërbimeve tona për bartjen e kufomave e cila është përmendur nga portalet ose nga të dy deklaruesit që janë poashtu pronarë të kompanive private për bartjen e kufomave.

Ne si Kompani me përvojë shume vjeçare në këtë fushë, jo rrallë qëllimisht jemi etiketuar dhe jemi linçuar nga konkurentët tanë lidhur me punën që e bëjmë, mirëpo duhet pasur parasysh që ne jemi ndërrmarje private dhe për secilin lajm ishte dashur të kontaktohemi që ta pohojmë ose mohojmë lajmin e jo të merren për bazë deklaratat e konkurrentëve, ku mundohen që ta denigrojnë ndërmarrjen tonë për përfitime personale.

Ne si ndërmarrje operojmë në NURENBERG të Gjermanisë ku bëjmë bartjen e kufomave nga e gjithë Evropa për në vendlindje  dhe se bartjen e kufomave nga QKUK e kemi pune plotësisht dytësore, ne kemi bërë reklamacion si çdo biznes privat por asnjëherë nuk kemi dhënë asnjë mjet financiar për të perfituar nga vdekjet, madje jemi Ndërmarrja e vetme në Kosovë që për të gjitha rastet sociale të  gjitha shërbimet i kryejmë falas.

Konsiderojmë  se nuk është e drejtë që të sulmohen bizneset nga deklaratat qëllimkëqija të konkurentëve dhe se të gjitha do të duhej të mirreshin me rezerva deri sa informatat apo deklaratat e kujtdo qoftë të verifikohen dhe konfirmohen.

Ne si Ndërmarje kemi kontaktuar me avokatët tanë me qëllim që të iniciohen procedurat e mëtutjeshme ligjore për dëmtim të imazhit të biznesit me të cilin operojmë.

Artikulli paraprakKjo shenjë gjatë shtatzënisë po rrezikon shëndetin e shumë grave
Artikulli i rradhës Rrjedhjet vaginale, çdo gjë që duhet të dini

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.